Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur ditën e sotme (e diel) në Kosovë.

Ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj, Besnik Sahatçiu si dhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi.


Këngëtarja e famshme u prit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili solli edhe një video nga momenti kur zbret prej aeroplanit.

Screenshot 13 26 Foto: Screenshot/X

Rita nga ana tjetër sapo doli nga aeroplani preku tokën dhe vuri dorën në zemër.

“Oh Zot, faleminderit”, u shpreh ajo.

Screenshot 14 25 Foto: Screenshot/X

Rama në Twitter, i kthyer në X, shtoi: Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje. Momente të paharrueshme na presin bashkë”.

Krijuesja e hitit “Anyëhere” theksojmë që sot feston ditëlindjen e 33-të. /Telegrafi/