Ky është momenti kur forcat ukrainase sulmuan llogoret ku gjendeshin të pozicionuar ushtarët rusë.

Sipas pamjeve të publikuara në internet, ushtarët ukrainas mund të shihen derisa bombardonin me predha llogoret e rusëve, megjithatë nuk dihet se në cilën zonë ishte zhvilluar aksioni, transmeton Telegrafi.


Videoja u publikua nga Ryan O’Leary, një shtetas i huaj i cili lufton në kuadër të brigadës së motorizuar 59, të Forcave të Armatosura ukrainase.

Sulmet në këto llogore u kryen me ndihmën e dronëve. Ndonëse, tentuan të fshiheshin ushtarët rusë nuk mundnin t’u shpëtonin predhave. /Telegrafi/