LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur elefanti në Tajlandë rrokullisi automjetin së bashku me shoferin brenda

Momenti kur elefanti në Tajlandë rrokullisi automjetin së bashku me shoferin brenda

Ky është momenti kur një elefant rrokullisi një kamionçinë anash rrugës bashkë me shoferin brenda, pasi besohet se ky i fundit nuk e priti që kafsha ta kalonte rrugën.

Pamjet tronditëse treguan kafshën duke rrokullisur automjetin derisa shoferi ishte brenda, transmeton Telegrafi.

Incidenti ndodhi rreth 128 kilometra në lindje të kryeqytetit Bangkok në provincën rurale Chachoengsao, Tajlandë, të shtunën në mbrëmje.


Shoferët e tjerë aty pranë të tronditur, të cilët thanë se incidenti ishte aq i frikshëm sa menduan se do të “pësonin një atak në zemër”, u kthyen mbrapsht ndërsa thirrën shërbimet e urgjencës.

Elefanti u zhduk në xhungël përpara se të mbërrinin rojet e kafshëve të egra.

“Personi brenda kamionçinës ishte mirë por kishte disa mavijosje për shkak të incidentit”, tha shoferja Panida Anuan.

“Ishte kaq e frikshme. Mendova se do të pësoja një atak në zemër. Ne u larguam menjëherë në rast se ishim ne pastaj në radhë”.

Panida shtoi se ajo thirri stafin e kafshëve të egra, i cili filloi të gjurmonte elefantin nga frika e një sulmi të përsëritur. Mjekët ndihmës që mbërritën gjithashtu e çuan shoferin në spital ku ai mori trajtimet për mavijosje.

Zyrtarët besojnë se elefanti sulmoi kamionçinën në një veprim mbrojtës, pasi automjeti u përpoq të vazhdonte përgjatë rrugës së ngushtë, duke kaluar elefantin, në vend të priste që kafsha të ecte nëpër rrugë, që është pjesë e territorit të saj.

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Përse në malin Athos nuk lejohen të shkelin femrat?

Përse në malin Athos nuk lejohen të shkelin femrat?

Interesante
Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Refuzon ta zvogëlojë penisin, edhe pse rrezikon të mos ketë marrëdhënie seksuale, si pasojë edhe fëmijë (Foto/Video,+16)

Kalo në kategori