LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur djaloshi braktis të dashurën e tij derisa hajduti në Meksikë ndalon për t’i plaçkitur në rrugë

Momenti kur djaloshi braktis të dashurën e tij derisa hajduti në Meksikë ndalon për t’i plaçkitur në rrugë

Videoja tronditëse ka kapur momentin e çuditshëm kur një djalë braktis të dashurën e tij teksa po plaçkiteshin nga dy burra me një motoçikletë në Meksikë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, çifti, emrat e të cilëve nuk dihen, mund të shihen në video të kapur për dore teksa po ecin në një trotuar në qytetin Ecatepec të martën e kaluar.


Një nga sulmuesit zbriti nga sedlija e pasme dhe tenton ta kapë të dashurin e vajzës, mirëpo ai largohet me shpejtësi, pasi i fut vrapit.

I dyshuari kthehet prapa dhe e ndalon gruan e frikësuar dhe duket se ia vodhi telefonin.

Vajza nuk lufton me të dhe ecë e qetë më pas kur hajduti hipi përsëri në motor për të ikur me bashkëpunëtorin e tij.

Përdoruesit e rrjeteve sociale u befasuan nga vendimi i burrit për të braktisur të dashurën e tij, në vend që ta mbronte nga grabitësit. /Telegrafi/