Rebelët Houthi të Jemenit kanë publikuar një video rrëqethëse, për të cilën pretendojnë se shfaqet momenti kur aeroplani luftarak i Arabisë Saudite hidhet në erë nga një raketë e tyre.

Pjesëtarët e Houthi që përkrahin Iranin, kanë njoftuar se kanë rrëzuar një aeroplan luftarak të tipit F-15 derisa po fluturonte mbi provincën Saada në Jemen, transmeton Telegrafi.


2 57

Por, autoritetet e Arabisë Saudite pretendojnë se aeroplani është rrëzuar për shkak të një problemi teknik që kishte ndodhur, derisa po kryente sulme ajrore kundër rebelëve.

3 44

Ndërkaq, thuhet se piloti është katapultuar para se aeroplani të rrëzohej në tokë, por që është shpëtuar nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët që luftojnë lëvizjen e Houthi.

4 38

Që të dy palët kanë filluar një luftë të përgjakshme nga e cila kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë civilë në Jemen. /Telegrafi/

5 36

6 26