Gjatë një debati në lavanderinë e Big Brother VIP Kosova mes Klodit, Labit dhe Elijones, situata u bë mjaft emocionale kur Elijona pranoi ndjenjat e saj për Klodin.

Fillimisht, Elijona dukej e nervozuar dhe përpiqej të largohej nga lavanderia, por Klodi ia bllokoi rrugën. Ajo i tha Labit se nuk donte të qëndronte sepse po shpifnin për të.


Klodi dhe Labi e pyetën për xhelozinë e saj, duke u përpjekur të kuptonin reagimin e saj kur Klodi po ndihmonte Benitën. Elijona, e nervozuar, i kërkoi Labit të ndalonte shpifjet.

BBVK/Instagram

Në fund, Labi i tha Elijonës për ndjenjat e Klodit: “A e di ti sa të do dhe sa të respekton ky?”

Elijona i përgjigj me ironi: “Shumë po më do”.

Më pas shtoi sinqerisht: “Edhe unë e dua”.

Klodi, i befasuar dhe duke buzëqeshur, e pyeti: “Çka the?”

Dyshja qeshën së bashku, ndërsa Labi iu bashkua me një të qeshur të madhe.

Elijona përfundoi duke thënë: “Por a e dëgjove gjithë bisedën?”

Momenti u konsiderua një nga më të sinqertët dhe emocionuesit në shtëpi, duke treguar afrimin dhe ndjenjat që po zhvillohen mes Klodit dhe Elijonës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com