LAJMI I FUNDIT:

Momenti heroik kur Bon Jovi i shpëton jetën një gruaje duke e bindur që të mos hidhet nga ura

Momenti heroik kur Bon Jovi i shpëton jetën një gruaje duke e bindur që të mos hidhet nga ura

Legjenda e rock-ut Jon Bon Jovi është lavdëruar nga policia për ndihmën që i ka ofruar një gruaje në rrezik, e cila ndodhej në skajin e një ure në Nashville, Tennessee, të martën në mbrëmje.

Departamenti Metropolitan i Policisë së Nashville publikoi një video të frontman-it të Bon Jovi dhe ekipit të tij, të cilët ndodheshin në Urën Pedonale ‘John Seigenthaler’ kur gruaja qëndronte në një pozicion të rrezikshëm mbi lumin Cumberland.

Bon Jovi, 62 vjeç, dhe të tjerët biseduan me gruan dhe e ndihmuan atë të kthehej në urë, njoftoi policia, shkruan BBC.


“Ne duhet të gjithë të ndihmojmë njëri-tjetrin për të mbajtur sigurinë”, tha Ch John Drake në një deklaratë të shkurtër.

Bon Jovi duket se ndodhej në Nashville duke xhiruar një video muzikore në urë, sipas imazheve të postuara në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga policia, një grua e veshur me të kaltra mund të shihet duke u mbajtur pas parmakëve ndërsa qëndronte në skaj. Persona të tjerë kalojnë afër saj, ndërsa pak më tutje, ekipi i Bon Jovi-it duket se po vendos pajisje kamerash.

Foto: Getty Images

Bon Jovi i afrohet gruas me dikë tjetër ndërsa ekipi i tij qëndron më larg. Këngëtari pastaj mund të shihet duke përshëndetur dhe duke u mbështetur në parmakët pranë saj.

Pas rreth një minute, Bon Jovi i afrohet gruas dhe me ndihmën e një gruaje tjetër, çifti e kthen gruan në shtegun pedonal të urës. Persona të tjerë afrohen pasi gruaja është e sigurt dhe Bon Jovi e përqafon atë.

Disa minuta më vonë, videoja e policisë tregon Bon Jovi duke larguar gruan nga ura.

Së bashku me videon në rrjetet sociale, Departamenti Metropolitan i Policisë tha: “Faleminderit Jon Bon Jovi-t dhe ekipit të tij për ndihmën që i dhanë një gruaje në Urën Pedonale Seigenthaler të martën në mbrëmje. Bon Jovi ndihmoi për ta bindur atë që të largohej nga skaji mbi lumin Cumberland për të qenë e sigurt”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori