Lionel Messi ka pranuar çmimin e Këpucës së Artë nga dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago.

Sot (e mërkurë) gjatë ditës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimit të madh individual Këpuca e Artë.


Ky çmim është i njohur pasi i jepet golashënuesit më të mirë të një sezoni në kampionatet evropiane.

Është pikërisht ylli i Barcelonës, Messi, i cili ka fituar këtë çmim pasi ka shënuar plot 36 gola në sezonin 2018/19 me katalunasit.

73320233 10159034651012306 169584172342444032 n

Ishte hera e gjashtë për sulmuesin argjentinas që fiton këtë çmim, duke lënë pas vete rivalin e madh, Cristiano Ronaldon me katër.

Momenti që të gjithë e prisnin , pra ndarjen e çmimit ishte gjithashtu më emocionuesi.

73320233 10159034651012306 169584172342444032 n

Messi pranoi Këpucën e gjashtë të Artë nga dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago. /Telegrafi/

72945531 10159034651197306 7404086609676599296 n

telegrafi sport app