LAJMI I FUNDIT:

“Momente kryesore të Darwin Nunez ndaj Crystal Palace” – tifozët sërish tallen me gafat e sulmuesit të ri të Liverpoolit

“Momente kryesore të Darwin Nunez ndaj Crystal Palace” – tifozët sërish tallen me gafat e sulmuesit të ri të Liverpoolit

Liverpool iu rikthye fitoreve pasditen e së premtes, pas humbjes 4-0 kundër rivalëve të Manchester United në miqësoren e tyre të parë para-sezonale, ndërsa sot fituan 2-0 ndaj skuadrës tjetër të Ligës Premier, Crystal Palace.

Jordan Henderson dhe Mohamed Salah ishin ata që shënuan golat në këtë fitore që erdhi në Stadiumin Kombëtar të Singaporit.

Ashtu si kundër United disa ditë më parë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp bëri një mori zëvendësimesh gjatë 90 minutave të lojës – 20 për të qenë të saktë.


https://www.youtube.com/watch?v=0_C6uWaSpOU&ab_channel=%D0%9CD%28Football%29

Një nga të shumtët ishte edhe Darwin Nunez që po lufton për të shënuar golin e parë që nga ardhja e tij nga Benfica.

Por tifozët e Liverpoolit duhet të presin, pasi i riu uruguaian nuk ishte në gjendje të hynte në listën e rezultateve. Çka është e vërteta ai dukej paksa i humbur në përpjekjen e tij për të udhëhequr sulmin kundër Crystal Palace.

Nunez po punon që të përshtatet me stilin e lojës së Liverpoolit dhe të krijojë një lidhje me lojtarët që e rrethojnë.

Por edhe nga paraqitja e sotme tifozët në rrjetet sociale nuk janë ndalur dhe po tallen me të në lidhje me paraqitjen e tij.

Kjo është pikërisht ajo që një përdorues i Twitter ka bërë në orët pas fitores së Liverpool ndaj Palace në Singapor.

Ata kanë krijuar një përmbledhje të shkurtër të ‘pikave kryesore’ të Nunez nga ndeshja, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Sulmuesi që është blerë për 80 milionë euro natyrisht që ka vlera dhe pritet t’i tregojë së shpejti, por në dy ndeshjet e para, tifozët e Liverpoolit janë dëshpëruar paksa./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori