LAJMI I FUNDIT:

Moment tragjik për Charles Oliveira: Nuk e arrin peshën e duhur – i hiqet titulli

Moment tragjik për Charles Oliveira: Nuk e arrin peshën e duhur – i hiqet titulli

Charles Oliveira nuk do të jetë në gjendje të mbajë rripin e tij në peshat e lehta, pasi nuk arriti të peshonte 70 kilogramë në ceremoninë e matjeve.

Kampioni brazilian pati edhe dy mundësi të tjera, por nuk mundi të hiqte gjysmë kilogrami i nevojshëm për të përmbushur peshën e kërkuar.

Do Bronx u ngjit në peshore për herë të parë me pesë minuta të mbetura para mbylljes së afatit dy-orësh të peshimit, në atë përpjekje, ai peshonte 70.5 kilogramë.


Të gjitha lajmet nga UFC
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga UFC

Komisioni i Arizonës i dha atij një orë më shumë për të hequr gjysmë kile shtesë që ai kishte.

Pas kalimit të kohës, Oliveira u kthye në peshore dhe përsëri peshoi 70.5 kilogramë, kështu që UFC njoftoi se titulli i ishte heqru.

Lufta do të vazhdojë

Megjithatë, nëse Oliveira fiton titullin do të mbetet i ngrirë, përkundrazi, nëse Justin Gaethje (i cili peshonte 70 kilogramë) fiton luftën, ai do të jetë kampioni i padiskutueshëm i peshave të lehta.

Lufta nuk humbet rëndësinë sepse UFC merr parasysh raportin fitore-humbje, kështu që Charles Oliveira do të duhet të dalë për të fituar për të zgjedhur një betejë të ardhshme për rripin e peshave të lehta.

View this post on Instagram

A post shared by ESPN MMA (@espnmma)

Luftëtarrja tjetër që gjithashtu dështoi të arrinte në peshën e duhur ishte Norma Dumont, e cila peshonte 66 kilogramë për luftën e saj të peshës së lehtë kundër Macy Chiasson, për të cilën u gjobit me 30 për qind të fitimeve të saj.

Kur është lufta?

Lufta mes Justin Gaethje dhe Charles Oliveira do të vijojë me orarin e saj të së shtunës, 7 maj (sot).

Qendra në Phoenix, Arizona do të jetë nikoqire e luftës midis Gaethje dhe Oliveira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori