eksperti-banner

Pak minuta pasi është bërë zyrtare arritja e marrëveshjes mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën ka reaguar sekretari organizativ i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj.

Molliqaj në një status në Facebook ka thënë se moti është ditur se AAK dhe Nisma kanë bërë koalicion me PDK-në.


Statusi i Molliqajt në Facebook:"Ka kohë që e kemi thënë se AAK dhe NISMA moti kanë bërë koalicion me PDK-në. Që në kohën kur e tradhëtuan opozitën e bashkuar. Sonte vetëm e zyrtarizuan koalicionin! Çdo minutë më shumë po definohet se kush e ka përnjëmend kauzën për ndryshime në Kosovë" , ka shkruar Molliqaj.