LAJMI I FUNDIT:

Moisiu: Në Maqedoni, 40 përqind e popullsisë janë shqiptarë

Moisiu: Në Maqedoni, 40 përqind e popullsisë janë shqiptarë

Maqedonia është një vend që po investon në gurë, skulptura të priftërinjve, kryqa e statuja të ndryshme. E gjithë kjo po bëhet për faktin se ky shtet nuk ka indentitet.

Kështu u shpreh, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, në një ligjeratë me studentët e Kolegjit ISPE në Prishtinë.

Ai theksoi, se indetifikimi i qeverisë maqedonase me Maqedoninë e hershme të antikitetit është një absurd i llojit të vet.

“Realiteti i sotëm dëshmon se ky shtet është një konglomerat i përbërë nga popuj të ndryshëm, duke filluar nga maqedonët, shqiptarët, bullgarët, serbët, rumunët, vllehët, romët ejt. Ndërkaq, shqiptarët përbëjnë rreth 40 për qind të popullsisë. Statistikat e shtetërore thonë se jetojnë 25 për qind, mirëpo si duket ato nuk marrin parasysh emigacionin e jashtëm të shqiptarëve’, u shpreh ish-presidenti Moisiu.

Ai ka folur edhe për luftën e vitit 2001, e cila solli dokumentin e paqes, Marrëveshjes e Ohrit, raporton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Prishtinë.

Sipas tij, dispozitat e kësaj marrëveshje edhe sot e kësaj dite nuk është zbatuar . “Shqiptarët akoma nuk i posedojnë liritë dhe të drejtat themelore. Për këtë janë fajtorë politikanët maqedonas, por edhe ata shqiptarë. Partitë shqiptare në Shkup nuk merren vesh mes vete, ato vazhdojnë ti ngatërrojnë interesat personale me ato kombëtare, thjeshtë kanë harruar interest kombëtare”, u shpreh Moisiu.

Për sa i përket Kosovës, ish-Presidenti i Shqipërisë ka theksuar se të drejtat që u garantohen serbëve të Kosovës, sidomos atyre në veri, janë të tilla që nuk i ka askush nga minoritetet në Evropë. “Por, shqiptarët në Luginë të Preshevës janë shumë larg këtyre të drejtave. Ky është standardi i dyfishtë dhe është i gabuar. Kjo nuk është mirë për Kosovën, krijon mosmarrëveshje e pasoja dhe mund të krijojë rreziqe,” ka thënë Moisiu, duke shtuar se për këtë fajin nuk e bartë vetëm Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe “përfaqësuesit tanë që duhet të imponojnë këtë çështje”.

Përderisa Kosova sot synon të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së, Serbia nuk po tregon interes për anëtarësim në NATO dhe, madje, përçon mesazhe për vazhdimin e aleancës më Rusinë, gjë që më së qarti e shpreh Presidenti i Serbisë, TomisllavNikolliq. Duke e shprehur bindjen se Beogradi edhe në të ardhmen do të vazhdoj me një politikë të tillë, Z. Moisiu ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të thellojnë aleancën e tyre me Perëndimin dhe, veçanërisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori