LAJMI I FUNDIT:

Moisiu: Kosova dhe Shqipëria të mos e neglizhojnë rrezikun nga sulmet terroriste

Moisiu: Kosova dhe Shqipëria të mos e neglizhojnë rrezikun nga sulmet terroriste

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka thënë të enjten në Prishtinë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë vlerësime të vazhdueshme nëse janë të kërcënuara nga sulmet terroriste, sidomos kur kihet parasysh që nga Iraku dhe Siria po kthehen ata që kanë marrë pjesë në luftimet atje.

Moisiu këto komente i bëri gjatë një ligjërate në Kolegjin ISPE.


Duke folur për kontekstin e sigurisë më gjerësisht në Evropë, ish-presidenti i Shqipërisë ka thënë se aktet terroriste nuk po ndodhin vetëm së fundi por atë janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, përveç sulmeve të mëdha që pas akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, kanë ndodhur në Madrid, Londër, Paris dhe Bruksel, vetëm në vitin 2014 në Evropë janë regjistruar 75 sulme terroriste në të cilat kanë pësuar afro 1.200, ndërsa janë lënduar afro 1.700 persona.

Moisiu, me këtë rast, ka shprehur nevojën që të analizohet se si është e mundur që në këto sulme marrin pjesë personat që kanë lindur, rritur dhe edukuar në Perëndim.

“Kosova dhe Shqipëria ndoshta për momentin nuk i ekspozohen rrezikut të sulmeve terroriste me të cilat po përballët Evropa, por ato duhet të bëjnë vlerësime të vazhdueshme nëse janë të kërcënuara me këto rreziqe dhe nuk guxojnë të neglizhojnë këtë rrezik, sidomos kur kihet parasysh që nga Iraku dhe Siria po kthehen ata që kanë marrë pjesë në luftimet atje”, ka thënë Moisiu. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori