Modric u përshëndet me tifozët e Realit, por nëse kjo ndodhë në SHBA atëherë do të vazhdoj kontratën me Los Blancos
Real Madridi fillimisht nuk kishte në plan të rinovonte kontratën e Luka Modricit përtej verës së vitit 2025, por situata mund të ndryshojë në rrethana të veçanta.
Sipas "Real Madrid Confidencial", klubi është i gatshëm t’i ofrojë Modricit një kontratë njëvjeçare nëse ai pëson një dëmtim gjatë Kupës së Botës për Klube.
Kontrata aktuale e mesfushorit kroat përfundon më 30 qershor. Ai ka marrë një zgjatje 15-ditore për të marrë pjesë në turneun e fundit me klubin.
Ky përjashtim u konsiderua si lamtumira e tij zyrtare nga 'Los Blancos', por një ndryshim i papritur mund ta mbajë atë edhe një sezon tjetër në Madrid.
Raporti thekson se, në rast të një dëmtimi serioz, Real Madridi nuk do ta braktisë Modricin dhe do ta rinovojë kontratën e tij nga respekti për gjithçka që ka dhënë për klubin.
Vetë Modric dëshiron të qëndrojë në Evropë për të mbajtur formën dhe për të qenë gati për Kupën e Botës 2026.
Ai është lidhur me disa klube si Getafe, Sevilla, Rangers dhe AC Milan, me klubin italian që aktualisht shihet si opsioni më i mundshëm. /Telegrafi/





























