Shanina Shaik ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Matthew Adesuyan.

Nëna e modeles, Kim Shaik, e ndau lajmin të dielën me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook.


“Nipi im i mrekullueshëm ka lindur mbrëmë në orën 12:50 të datës 16 shtator 2022”, ka shkruar gjyshja.

62527451 11224285 Shanina Shaik has given birth to her first child with her partne a 7 1663493346133 Foto: Rachpoot.com

“Nuk e kam menduar kurrë se do të ndiej përsëri kaq shumë dashuri, por zemra ime është plotë. Emri i tij nuk është zbuluar akoma dhe kjo do të bëhet nga prindërit e lumtur e krenarë”.

Ish-modelja e “Victoria’s Secret” udhëtoi për në Los Angeles për të lindur.

62527457 11224285 The 31 year old supermodel recently said that she can t wait to  a 6 1663493346127 Foto: Instagram

Shanina njoftoi se po priste fëmijën e parë me partnerin e saj agjent reklamash, në Ditën e Nënës, teksa bëri zyrtare lidhjen më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Superylli ishte e martuar më parë me DJ Ruckus, i njohur si Gregory Andrews, nga 2018 deri në 2019. /Telegrafi/

62008929 11175055 Shanina Shaik 31 pictured has recently revealed how pregnancy ch a 26 1662161710147 Foto: Gritty Pretty