LAJMI I FUNDIT:

Modelja Emma Louise Connolly tregon se si të hani me maskën e vënë

Modelja Emma Louise Connolly tregon se si të hani me maskën e vënë

Emma Louise Connolly ka argëtuar ndjekësit me një video të re qesharake.

Ndërsa është e detyrueshme të vendosësh maskën, modelja britanike, 28 vjeçare, tregoi se si përdorte dy maska ​​për fytyrën për të ngrënë në mënyrë të sigurt.


Emma, ​​e cila është e fejuar me Oliver Proudlock, 31 vjeçar, thjesht vendosi një maskë mbi hundën e saj dhe një mbi mjekër dhe demonstroi se si krijoi sa duhet një hapje për të ngrënë në mes të dy maskave – ndërsa ende mbetet e mbrojtur.

https://www.instagram.com/p/CC27cVoJUZv/

Duke bërë një video në ulësen e pasagjerit të një makine, ajo mund të shihej duke ngrënë mes dy makave, duke bërë shaka: ‘Ku ka dëshirë, ka një mënyrë’.

Videoja përmblodhi pothuajse 300,000 shikime në vetëm dy ditë, pasi ndjekësit pëlqyen hilen e saj. /Telegrafi/