LAJMI I FUNDIT:

Modeli Tesla Y shihet në Evropë

Modeli Tesla Y shihet në Evropë

Makina elektrike aktualisht po testohet në Evropë dhe është fotografuar në Holandë.

Modeli i ri Tesla Y aktualisht po testohet në Evropë. Pas fillimit të provës në Gjermani, Tesla Owners Club Nederland fotografoi automjetin në një stacion karikimi në Tilburg, Holandë, transmeton Telegrafi.


Prodhimi në Evropë

Ende nuk dihet se kur do të lansohet në Evropë modeli Y.

Tesla aktualisht po ndërton një fabrikë gjigante në Grünheide afër Berlin në një sipërfaqe prej 300 hektarësh.

Model Y kryesisht është prodhuar për tregun evropian. /Telegrafi/