LAJMI I FUNDIT:

Modeli i ri nga Tesla ka më shumë 1 mijë kuaj fuqi

Modeli i ri nga Tesla ka më shumë 1 mijë kuaj fuqi

Më i bukur nga jashtë, dukshëm më elegant nga brenda – por mbi të gjitha: shumë më i shpejt se më parë, Tesla ka ndryshuar Model S dhe tashmë duket mjaft elegant. 

Ngjyrë e re e freskët për Model S, një çati e madhe panoramike prej xhami, i jep Teslas Model S një pamje vërtetë mahnitëse.


Me një ekran edhe më të madh, por në formatin e peizazhit ai përshtatet në pultin shumë të rregullt dhe shumë më koherent.

Një ekran i tretë ka për qëllim të argëtojë udhëtarët në pjesën e pasme me lojëra. 22 altoparlantë janë instaluar në të gjithë brendësinë. Ekziston edhe anulimi i zhurmës: të gjitha zhurmat nga bota e jashtme mbeten jashtë.

Ndoshta më e dukshmja: timoni i ri – i cili nuk është më një timon.

Kjo të kujton më shumë kontrollet nga aeroplanët ose nga Formula 1.

Oferta parashikon tre versione të këtij modeli në të ardhmen.

Versioni i lartë duhet të japë më shumë se 1,100 kuaj fuqi, të arrijë 100 km / orë në dy sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 320 km / orë. /Telegrafi/