LAJMI I FUNDIT:

Modeli i flokëve i Pamela Andersonit “Pammy updo”, më e kërkuara e vitit

Modeli i flokëve i Pamela Andersonit “Pammy updo”, më e kërkuara e vitit

Bëhet lehtë, u rri mirë çdonjërës

Pa dyshim, Pamela Anderson sërish i merr “pesë minutat” e saj të famës.


Xhufkat e buta e bëjnë të duket fytyra e rrumbullakët, ndërsa flokët janë të ngritura lartë në gërshet të çrregullt.

Theks të veçantë do të marrin nëse skajet e flokëve, si edhe balluket i mbështillni butë, transmeton Telegrafi.

Pra, se sa është ky model flokësh i popullarizuar tregon dhe se hashtagu #pamelaandersonhair ka më shumë se 6.3 milionë shikime në TokTok.

Diçka e tillë duket e mirë pavarësisht gjatësisë apo strukturës së flokëve. Është fakt se ato që kanë flokë më të shkurtër, nuk do të kenë një pjesë aq të çrregullt pas.

Si bëhet modeli “Pammy updo”?

Rrjetet sociale janë vërshuar me variante të ndryshme të këtij modeli, por më i popullarizuari është stili klasik.

Filloni në atë mënyrë që të mbështillni balluket veç e veç, ndërsa të tjerat do t’i lini drejt. Flokët lidhni në gërshet të çrregullt, por më parë nxirrni balluket para. Pastaj me furqeta forconi balluket.

View this post on Instagram

A post shared by ALISSA (@alissajanay)

Telegrafi/