LAJMI I FUNDIT:

Modeli eksperimental i AI i Google “Gemini 2.5 Pro” është i disponueshëm falas

Modeli eksperimental i AI i Google “Gemini 2.5 Pro” është i disponueshëm falas

Google ka njoftuar një përditësim të madh për përdoruesit e aplikacionit të tij Gemini.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania po e bën modelin e saj të avancuar të AI, Gemini 2.5 Pro, të disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit.

Më parë, ky model ishte i qasshëm vetëm për abonentët e Gemini Advanced të cilët paguanin 19,99 dollarë në muaj.


Tani, Google po ua ofron të gjithëve në mënyrë që më shumë njerëz të mund të përjetojnë veçoritë e tij të fuqishme.

Gemini 2.5 Pro po vlerësohet si modeli më i zgjuar i Google deri më tani.

Versioni i ri vjen me disa përmirësime, duke përfshirë “aftësi më të mira arsyetimi”.

Ai gjithashtu prezanton veçori të reja, me përditësime që thuhet se e bëjnë modelin më të gjithanshëm dhe të aftë për të trajtuar një gamë më të gjerë detyrash. /Telegrafi/