LAJMI I FUNDIT:

Modeli e-tron i pari nga 12 makinat elektrike që Audi do t’i prodhojë deri më 2025 (Foto)

Modeli e-tron i pari nga 12 makinat elektrike që Audi do t’i prodhojë deri më 2025 (Foto)

Audi po përpiqet të dominojë, në tregun e makinave elektrike

Ditëve të fundit, e kemi parë kundërpërgjigjen e shumëpritur nga Audi për Mecedes EQC.

Sikurse Mercedes edhe Audi është duke planifikuar shumë EV, madje e-tron është i pari prej 12 tjerave që do lansohen deri më 2025. Pas këtij modeli, Sportback do të lansohet gjithashtu më 2019, transmeton Telegrafi.


Të gjitha makinat do kenë linja klasike sikurse Avant dhe Sportback, ndërsa do kenë eksterierë të ngjashme me makinat e segmenteve tjera prej sedanëve kompaktë deri te ato me forma të plota. Makina e parë SUV nga Audi, do të jetë e bazuar në platformën ekzistuese MLB, ndërsa nën kapak pritet t’i ketë 150 kWh.

Megjithatë, duhet të presim deri në fund të vitit, për të parë se çfarë sistemi të brendshëm ka krijuar Audi për makinën e parë të elektrifikuar. I ashtuquajturi Audi e-tron GT, koncept ky që është realizuar së bashku me inxhinierët nga Porsche, do të prezantohet në LA Auto Show.

Pak dihet për konceptin e kupesë së re, për të cilën Audi ka thënë se ka dinamikë të lartë dhe dysheme të rrafshët. /Telegrafi/