LAJMI I FUNDIT:

Modelet e flokëve të shkurtër te meshkujt

Modelet e flokëve të shkurtër te meshkujt

Në shumicën e rasteve, meshkujt mbajnë flokë të shkurtër, për shkak se e kanë më lehtë t’i mbajnë dhe duken më të rregullt.

Disa lëvizje me anë të gishtave, të shoqëruara me përdorimin e ndonjë preparati për rregullimin e flokëve, dhe modeli juaj i flokëve është i gatshëm. Mirëpo, kërkesa e një stili të tillë të flokëve është prerja e shpeshtë e tyre, në mënyrë që modeli ta mbajë formën e vet dhe gjithmonë të dukeni mirë.

Edhe pse flokët janë të shkurtër, ekzistojnë disa modele të ndryshme. Kështu, mund të zgjidhni nga shumë të shkurtër, gati të rruar sikur stili i ushtarëve, ose t’i lini flokët paksa më të gjatë dhe të bëni ndonjë stil që i përshtatet shijes suaj. Megjithatë, gjithmonë duhet të kihet parasysh se floku i shkurtër më lehtë mbahet.

Ja disa stile të ndryshme flokësh:

/Telegrafi/