LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 1° cloudy

MMPHI nis shpronësimin e pronave në hyrje të Ferizajt, kërkohet bashkëpunim me qytetarët

MMPHI nis shpronësimin e pronave në hyrje të Ferizajt, kërkohet bashkëpunim me qytetarët

Pas kërkesave të vazhdueshme të komunës së Ferizajt, niveli qendror ka nisur procedurat për rehabilitimin dhe rindërtimin e rrugës nacionale segmenti në hyrje të qytetit të Ferizajt që përfshinë zonën kadastrale Prelez i Jerlive, Muhoc, Talinoc i Jerlive, Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj dhe Fshati i Vjetër.

Për realizimin e këtij projekti me kohë ishte bërë thirrje për shpronësimin e disa pronave përgjatë këtyre fshatrave, andaj institucionet lokale dhe ato qendrore i kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me qëllim që procesi të finalizohej sa më shpejt.

Sabri Murseli, drejtor për Pronë, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se ky projekt është në interes të përgjithshëm, andaj bashkëpunimi i qytetarëve i lehtëson procedurat e realizimit të tij.


‘’Do të mbahen edhe në të ardhmen takime me qytetar lidhur me çështjen e shpronësimit. Deri tash nuk ka kundërshtime nga qytetarët lidhur me këtë çështje, ndërkohë është planifikuar të bëhen disa ndryshime në këtë segment të rrugës, prandaj bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm. Ky është projekt i nivelit qendror dhe të gjitha procedurat do të finalizohen nga vetë ata, ndërkaq ne si komunë do të vazhdojmë të kërkojmë bashkëpunim me qytetarët pasi që ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të gjithë’’, ka thënë Murseli.

Lidhur me këtë çështje MMPHI-ja, nëpërmjet një njoftimi ditë më parë ka mbajtur edhe dëgjime me qytetar me qëllim të përmbushjes së kritereve ligjore.

Sipas MMPI-së, Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim preliminar mbi ligjshmërinë e shpronësimit të propozuar, brenda 30 ditëve pas përmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 9 të ligjit nr.03/L-139 të datës 26.03.2009 për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

‘’Çdo person i interesuar ka të drejtë të paraqes komentet e tij me shkrim lidhur me shpronësimin e propozuar në Organin Shqyrtues-Departamenti i Shpronësimit, brenda 10 ditëve, pas shpalljes së vendimit të qeverisë nr. 15/223 të datës 09.10.2023 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim, në gazetën zyrtare të Kosovës. Qeveria e Kosovës do të mbaj një dëgjim publik lidhur me pronësimin e propozuar në komunën ku gjenden pronat, përkatësisht për zonat kadastrale: Prelez i Jerlive, Muhoc, Talinoc i Jerlive, Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj dhe Fshati i Vjetër’’, thuhet në njoftim. /Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Magazina
Kalo në kategori