Lionel Messi po përballet me mundësinë e një pezullimi mes spekulimeve se do të thyejë një rregull strikt të MLS-së, të cilin më parë e kishte shkelur edhe Zlatan Ibrahimovic.  MLS All-Stars pritet të përballen me Liga MX All-Stars më 24 korrik në orën, por Messi ende nuk është bashkuar në stërvitje me ekipin para ndeshjes.  Paraqitja e tij e fundit ishte në fitoren 5-1 të Inter Miamit kundër Neë York Red Bulls, ku shënoi dy gola të tjerë.  Në skuadër janë përfshirë 26 lojtarë nga MLS për miqësoren, përfshirë Hirving Lozanon, Jordi Albën dhe Diego Rossin, ndërsa drejtuesit e ligës po bëjnë presion që Messi të jetë pjesë e ndeshjes.  Si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, argjentinasi është kyç për organizatorët që synojnë të tërheqin më shumë tifozë drejt eventit. 

Megjithatë, nëse 38-vjeçari nuk luan, mund të përballet me një pezullim prej një ndeshjeje për Inter Miamin, sipas rregullave të MLS-së.


  Ibrahimovic e kishte shmangur pjesëmarrjen në këtë ndeshje në vitin 2018, gjatë kohës që luante për LA Galaxy.  Klubi nga Los Angeles kishte thënë se për shkak të tre ndeshjeve brenda javës, udhëtimi drejt Atlantës do të ishte tepër i lodhshëm për suedezin.  Ibrahimovic kishte shënuar 15 gola në 17 ndeshje deri në atë pikë të sezonit, kështu që mungesa e tij ishte një goditje për organizatorët e eventit.  Si rrjedhojë e rregullave të MLS-së, ai u detyrua të mungonte në ndeshjen pasuese të LA Galaxy kundër Colorado Rapids./Telegrafi/

telegrafi sport app