Renovimi dhe ndërrimi i barit në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk do të nisë deri në pranverën e viti 2024. Kështu ka bërë të ditur , zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.
Në fund të muajit nëntor, Federata e Futbollit të Kosovës doli me njoftim që ky stadium do të mbyllet për të gjitha aktivitete sportive pasi është dëmtuar në masë të madhe bari i saj për shkak të numrit të madh të ndeshjeve ndërkombëtare të zhvilluara në të.
FFK gjithashtu bëri të ditur se është arritur një marrëveshje me MKRS-në për ndërrimin e barit në këtë stadium, marrëveshje të cilën e ka konfirmuar tashmë edhe Osmani në një prononcim për Kosova Press.
Sipas saj, komunikimi ndërmjet MKRS-së dhe FFK-së për këtë çështje ka qenë që nga muajt e verës, por kalendari i ngjeshur i ndeshjeve nuk lejonte hapësirë për ndërhyrje të tilla.
“Ne kemi qenë në komunikim me Federatën e Futbollit për sa i përket stadiumit ‘Fadil Vokrri’ që nga muajt maj dhe qershor kur ishin ndeshjet e më hershme që kishin probleme pikërisht për shkak të shiut të madh. Mirëpo, duke marrë parasysh agjendën shumë të ngarkuar të garave dhe ndeshjeve ndërkombëtare që janë zhvilluar në Kosovë, ishte e pamundur të bëhej intervenimi i ndërrimit të barit të fushës për shkak se si procedurë në bazë të ekspertëve të UEFA-së më të cilët konsultohet FFK-ja, minimumi do të duhen 60 ditë që të bëhet ndërrimi barit aktual në barë të ri”.
“Periudha kur filluan ndeshjet, përsëri ishte koha shumë e ftohët, nuk është një intervenim që kryhet brenda javës sepse po të ishte, padyshim se do ta ndërmerrnim. Andaj, jemi dakorduar që në përfundim të vitit të agjendës së garave sportive, të kalendarit sportiv të Federatës së Futbollit, të nis vlerësimi i gjendjes ekzistuese si dhe hartimi i projektit për ndryshim të barit, gjë të cilën kjo është marrëveshja që e kemi arritur”.
“Tani duhet ta ndjekim pak a shumë edhe motin edhe kohën, e dimë që bari nuk mund të rritet në stinën e dimrit, mirëpo po synojmë që në periudhën e marsit, në një afat 60 ditor të përmirësohet dhe të rregullohet edhe stadiumit “Fadil Vokrri”, ka thënë Osmani.
Ajo shtoi se një grup ekspertësh po vazhdon të bëjë një analizë të thellë për të kuptuar nëse stadiumi “Fadil Vokrri” mund të rinovohet e zgjerohet, por që rezultate e para nga kjo analizë bëjnë të ditur se ky intervenim nuk do të mund të bëhet për shkak të vjetërsisë së strukturës së stadiumit.
Ndryshe, stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi në Kosovë që posedon licencë të UEFA-së për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe kjo ka bërë që ai të stërngarkohet dhe të mos e përballojë një kalendar të tillë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Mourinho as Zidane, Real Madridi ka një tjetër alternativë nëse dështon Xabi Alonso

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Pas shumë kohësh, kënga ‘Mora fjalë’ rikthehet në stadiumin “Arena Kombëtare”

Hansi Flick ka një plan për pozicionin e portierit pas rikthimit të Ter Stegen

Kërkohet nga e gjithë bota, Sportingu i cakton çmim të kapshëm Gyokeresit

E ardhmja e Ancelottit në Real Madrid varet nga një kusht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Kur të dalë nga shtëpia do të zhdukem nga ti” - Egli Tako i kërkon llogari Gjestit për deklaratën e fortë

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë