LAJMI I FUNDIT:

Mjeti lundrues i vjedhur në Turqi bllokohet në Shqipëri, në bord dy rusë e një turk

Mjeti lundrues i vjedhur në Turqi bllokohet në Shqipëri, në bord dy rusë e një turk
Foto: Ilustrim

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një mjet lundrues turistik duke vënë në pranga kapitenin e këtij mjeti.

Nga verifikimet e bëra dhe pas kontakteve me Interpolin, rezultoi se mjeti turistik “LIBERTAS” ishte vjedhur në Turqi.

Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë) i cili vinte nga Korfuzi, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.


Nga punonjësit e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit nisur edhe nga përbërja e ekuipazhit, u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur.

Për këtë arsye punonjësit e Policisë Kufitare të Sarandës kanë shkëmbyer informacion me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë vendore të Sarandës dhe me Prokurorinë , shtetasi D. U, 47 vjeç nga Turqia, u ndalua për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme, njofton më tej policia shqiptare në një komunikatë të lëshuar për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori