Mjet i pashpërthyer në Samadrexhë të Suharekës, zona nën kontroll policor

Të hënën është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në fshatin Samadrexhë të Suharekës.
Tutje bëhet e ditur se njësiti policor është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalin njësiti përkatës për ta trajtuar mjetin.
“Fsh. Samadrexhë, Suharekë / 23.03.2026 – 11:20. Është raportuar se është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësiti policor është në sigurim të vendit të ngjarjes derisa aty të dalin njësitë përkatëse për ta trajtuar mjetin”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































