LAJMI I FUNDIT:

Mjeku i tërheq fjalët: Nuk u kam dhënë doping lojtarëve të Ligës Premier!

Mjeku i tërheq fjalët: Nuk u kam dhënë doping lojtarëve të Ligës Premier!

Mjeku që është bërë kryetemë në mediat britanike pas deklaratave për doping për lojtarët e Arsenalit, Chelseat dhe Leicester Cityt, ka thënë se këto njoftime nuk janë të vërteta.

The Sunday Times ka publikuar një raport ku thuhej se Dr. Mark Bonar i ka ndihmuar për të marrë doping rreth 150 sportistë britanikë duke përfshirë edhe futbollistët e klubeve të përmendura nga Liga Premier dhe skuadrës nga Championship, Birmingham City.

Pas reagimit të klubeve të përfshira, është bërë e ditur se Bonar madje nuk ka as licencë për ta praktikuar mjekësinë në Mbretërinë e Bashkuar.


Derisa pritet të zhvillohet një hetim i pavarur rreth këtij rasti, mjeku i ka mohuar në Twitter shkrimet e gazetës.

“Raportimet e The Sunday Times janë të rreme dhe mashtruese. Nuk kam pasur lidhje me asnjë klub apo lojtar nga Liga Premier”.

“Nuk kam ordinuar asnjëherë terapinë androgjene për qëllim të rritjes së performancës. Unë i trajtoj njerëzit simptomatikë me nivele të ulëta”, ka sqaruar Dr. Bonar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori