LAJMI I FUNDIT:

Mjekja e dytë ruse bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohen pacientët me COVID-19

Mjekja e dytë ruse bie nga ndërtesa e spitalit ku po trajtohen pacientët me COVID-19

Brenda një jave edhe një mjeke ruse ka rënë nga ndërtesa e spitalit, ku autoritetet këtë e konsiderojnë si një aksident tragjik.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, Natalia Lebedeva, oficere kryesore në një qendër për stërvitjen e astronautëve jashtë Moskës, ra nga dritarja e një dhome në spital, pasi ajo ishte vendosur aty pas shfaqjes së simptomave me COVID-19.

“Natalia Lebedeva vdiq tragjikisht në një aksident më 24 prill”, njofton Agjencia Federale e Mikro-Biologjisë (FMBA).


FMBA tha se po e hetojnë vdekjen e Lebedevas së bashku me Komitetin Hetues të Rusisë, ku kjo e fundit heton krime të rënda.

Raportet e pakonfirmuara duke cituar kolegët e saj sugjeruan që Lebedeva mund të jetë vetëvrarë pasi u përball me akuzat se ka lejuar përhapjen e COVID-19 në personelin mjekësor të qendrës për stërvitjen e astronautëve.

Lajmet për vdekjen e Lebedevës vijnë një ditë pasi shefja e një spitali ku po trajtohen të sëmurit me Coronavirus në Siberi ra nga kati i pestë pas një konference përmes videos me zyrtarë shëndetësorë.

Një mjeke ruse bie nga kati i pestë i spitalit ku po trajtoheshin pacientët me coronavirus
Lexo po ashtu Një mjeke ruse bie nga kati i pestë i spitalit ku po trajtoheshin pacientët me coronavirus

Yelena Nepomnyashchaya dyshohet se ishte kundër ndryshimit të një reparti tjetër të spitalit për të strehuar 80 pacientë me COVID-19 për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse dhe mungesës së trajnimeve të duhura midis stafit.

Emri i Lebedevas shfaqet në një listë përkrah 71 mjekëve të tjerë rusë dhe bjellorusë, të cilët kanë vdekur nga komplikimet që lidhen me Coronavirusin.

Shefi i hapësirës ruse tha se nga e hëna 111 punëtorë janë infektuar me COVID-19, tre prej të cilëve kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori