LAJMI I FUNDIT:

Mjekja austriake që mori kërcënime nga aktivistët kundër vaksinimit, i jep fund jetës

Mjekja austriake që mori kërcënime nga aktivistët kundër vaksinimit, i jep fund jetës

Udhëheqësit austriakë kanë bërë thirrje për unitet kombëtar pas një mjeke që u përball me kërcënime për vdekje nga aktivistët kundër vaksinimit dhe teoricienët e konspiracionit të pandemisë së coronavirusit, i ka dhënë fund jetës.

“Le t’i japim fund këtij kërcënimi dhe nxitjeje frike. Urrejtja dhe intoleranca nuk kanë vend në Austrinë tonë”, tha presidenti Alexander Van der Bellen, që cilësoi Lisa-Maria Kellermayr si një mjeke që qëndronte për shërimin e njerëzve, mbrojtjen e tyre nga sëmundjet dhe që mori një qasje të kujdesshme ndaj pandemisë, transmeton Telegrafi.

“Por disa njerëz janë tërbuar nga kjo. Dhe këta njerëz e frikësuan atë, e kërcënuan, fillimisht në internet dhe më pas edhe personalisht, drejtpërdrejt në praktikën e saj”.


Trupi i doktoreshës – e cila kishte dhënë shpesh intervista në media për luftimin e pandemisë së coronavirusit dhe promovimin e vaksinimeve – u gjet në zyrën e saj të premten.

Prokurorët thuhet se kishin gjetur një shënim vetëvrasjeje dhe nuk po planifikonin një autopsi.

Austria muajin e kaluar hoqi dorë nga planet për të futur vaksinimin e detyrueshëm ndaj COVID-19 për të rriturit, duke thënë se nuk kishte gjasa që masa të rriste një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore.

Dhjetëra mijëra njerëz kishin marshuar në protesta të rregullta kundër bllokimeve vitin e kaluar dhe planeve për t’i bërë të detyrueshme vaksinimet, duke theksuar një ndarje sociale mbi masat e shëndetit publik që kanë përjetuar shumë vende.

Por vdekja e mjekes — për të cilën shoqata e mjekëve austriakë tha se pasqyronte një prirje më të gjerë kërcënimesh kundër personelit mjekësor — tronditi vendin.

“Urrejtja kundër njerëzve është e pafalshme. Kjo urrejtje duhet të ndalet më në fund”, tha ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori