LAJMI I FUNDIT:

Mjekët flasin për gjendjen fizike dhe emocionale të pesëvjeçarit që u sulmua nga ujku në Han të Elezit (Video)

Mjekët flasin për gjendjen fizike dhe emocionale të pesëvjeçarit që u sulmua nga ujku në Han të Elezit (Video)
Pesë vjeçari i sulmuar nga ujku po trajtohet në QKUK

Një fëmijë pesëvjeçar është sulmuar nga ujku në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit të martën në mbrëmje. Ai po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK. Sipas psikologut sulmi i ka shkaktuar trauma të mëdha tek fëmija.

Si pasojë e sulmit nga ujku fëmija ka marrë plagë në kokë dhe në fytyrë, por që është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, ku edhe po trajtohet fëmija, Zejnë Buja, thotë se ky është rasti i vetëm që nga paslufta, që po trajtohet pas sulmit nga ujku.


“Bëhet fjalë për një fëmijë pesëvjeçar, i cili rreth orës 7 pasdite është sjellë në Qendrën Emergjente. Aty është vizituar një mjeku ynë kujdestar së bashku me specializantin të cilët kanë konstatuar disa plagë të fëmija. Plagë kryesisht në kokë, fytyrë dhe në trup. Në sallën kirurgjikë është bërë përpunimi i të gjitha këtyre plagëve kafshuese të bërë nga ujku”, tha për RTV Dukagjinin, Zejnë Buja.

Buja thotë se duhet kohë që të shërohen plagët, por që ekziston rreziku që të ketë infeksione.

“Goja ujkut është përplot mikrobe dhe mundësia për infeksion të plagëve është shumë e madhe”, shton më tej Zejn Buja.

Frika e shkaktuar nga ky sulm, sipas psikologut klinik, Besnik Kadriu, ka sjellë shqetësim të madh te fëmija.

“Për momentin ishte një shqetësim emocional të cilin pacienti e manifestonte edhe me labilitet emocional”, shprehet psikologu klinik, Besnik Kadriu.

Familjarët e 5 vjeçarit që u sulmua nga ujku, nuk deshëm të flasin para kamerave, por u shprehen shumë të shqetësuar për rastin. /Telegrafi/RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori