Nga rreth 4,800 mjekë sa ka Kosova, vetëm 20 janë të specializuar në mjekësinë e punës, ndërsa specializime për këtë degë nuk janë hapur për më shumë se dy dekada.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se katër mjekë të punës tashmë janë pensionuar dhe se shumica e të tjerëve janë në prag të pensionimit.
“Kosova është prej vendeve të pakta në botë që nuk ka listë të sëmundjeve profesionale [sëmundjeve në vend të punës]. Dhe, kush do të ishin më të thirrur për t’u marrë me këtë çështje sesa mjekët e punës”, thotë Sejdiu.
Mjekësia e punës fokusohet në ruajtjen e shëndetit të punëtorëve, duke përfshirë parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve të tyre.
Sipas Inspektoratit të Punës në Kosovë, në vitin 2021, nëntë qytetarë kanë humbur jetën në vend të punës, 40 kanë marrë lëndime të rënda dhe 139 lëndime të lehta.
Në periudhën 2016-2020, ndërkaq, 74 qytetarë kanë vdekur në vend të punës, kurse 530 janë lënduar.
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës, e cila ka selinë në Gjakovë, funksionon tash për tash me vetëm një mjek të punës. Nga muaji mars rrezikon të mbetet me asnjë, thotë drejtori Luan Nagavci.
“Për fat të keq, ky mjek që është tani, muajin tjetër pensionohet”, bën të ditur Nagavci.
Me situatë të ngjashme përballet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Aktualisht, mjekë të punës aty janë dy, njëra prej tyre Shpresa Kuqi.
“Kemi qenë pesë, tre kolegë të mi kanë dalë në pension dhe tash jemi dy. Unë jam deri në muajin gusht, ndërsa kolegu im do të vazhdojë disa muaj pas meje”, thotë Kuqi, e cila detyrën e mjekës së punës e kryen qysh në vitin 1983.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Kuqi tregon për rëndësinë që, sipas saj, ka mjeku i punës. Ai është përcaktues i aftësisë së punës për një punëtor, thotë ajo.
“Unë mendoj se një person nuk duhet të punësohet dhe nuk ka të drejtë të punësohet pa e marrë një certifikatë se është në gjendje të mirë psikike, fizike dhe mendore për të filluar një marrëdhënie pune”, thotë Kuqi.
Për 20 vjet, vetëm pesë specializime për mjekë të punës
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në konkursin e fundit të specializimeve, më 2020-2021, janë ndarë pesë vende për specializim në mjekësi të punës – të parat që nga koha e pasluftës. Specializimi në këtë degë zgjat katër vjet.
“Specilizantët kanë nisur programin e shkollimit specialistik në mars, 2021. Do të ndaheshin edhe më shumë vende sigurisht, por interesimi i mjekëve ka qenë për kaq vende”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Specialisti i mjekësisë familjare, Sami Uka thotë se prej vitit 2000 e këndej, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë përpjekje që mjekësinë e punës ta përfshijnë në kuadër të mjekësisë familjare.
Sipas tij, kjo qasje është e gabuar, sepse, siç thotë, shëndeti profesional kërkon angazhimin e mjekëve specifikë, me përgatitje të veçantë për sëmundjet e mjedisit punues dhe për kushtet e punës që duhen ofruar.
“Kohëve të fundit, kjo është një nevojë e shtuar, pasi vazhdimisht kemi probleme specifike të punëtorëve, jo vetëm probleme shëndetësore, por edhe vdekje, si pasojë e mungesës së kushteve higjienike dhe kushteve adekuate të punës. Është koha që të mendohet seriozisht për këtë profil, që ka ekzistuar në të kaluarën”, thotë Uka.
Pse është e rëndësishme mjekësia e punës?
Naim Bajraktari udhëheq një kompani në Prishtinë, e cila merret me vlerësimin e sigurisë në punë.
Ai thotë se punëdhënësit e vuajnë mungesën e mjekëve të punës.
“Kur zbulohen dëmtuesit apo mundësitë e rrezikut në një vend pune, ai që përcakton shkallën e rrezikshmërisë, është specialisti i mjekësisë së punës. Ne, si ekspertë të sigurisë në punë, mund të jemi inxhinierë, juristë apo biologë, por nuk jemi mjekë. Ne nuk dimë se me çfarë masash dhe me çka duhet të trajtohen punëtorët”, thotë Bajraktari.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, objektiva të mjekësisë së punës janë: ruajtja dhe promovimi i shëndetit të punëtorëve, përmirësimi i kushteve të punës dhe mjedisit të punës, si dhe zhvillimi i organizimit të punës dhe kulturave të punës.
Çdo vit, 12.2 milionë njerëz, kryesisht në vendet në zhvillim, vdesin nga sëmundje jo të transmetueshme, derisa janë ende në moshë aktive pune.
OBSH vazhdimisht u bën thirrje vendeve që të zhvillojnë politika kombëtare dhe plane veprimi për shëndetin në punë. /REL/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden