Fermerët kosovarë, këtë vit, ka rrezik të humbin miliona euro investime në kultivimin e mjedrës. Ata kanë gjetur se fidanët e bimës që viteve të fundit është mbjellë në masë të madhe dhe u ka sjellë fitime të majme, sivjet u janë shitur me sëmundje nga kompanitë e autorizuara në vend.
Ibrahim Feta, fermer nga Podujeva thotë së nuk është aspak i kënaqur me fidanët e mjedrave të cilat i ka blerë nga kompania kosovare “Agroproduct Commerc”, pavarësisht asaj që kompani është e certifikuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për cilësinë dhe sigurinë e këtyre fidanëve. “Unë kam arritur t`i dallojë nga rrënjët e tyre që këto fidanë nuk janë qysh duhet të jenë, kam dyshime që janë të infektuara me ndonjë sëmundje, përveç tjerash edhe prejardhjen e kanë të dyshimtë” ka treguar fermeri Feta.
Megjithatë, ai ka thënë se e ka ndërmend të presë deri në pranverë, ku atëherë ai do arrij t`i largojë dyshimet në bazë të asaj se a do të zhvillohen këto fidanë apo jo. “Unë do presë deri në pranverë dhe në qoftë së e shoh se nuk do zhvillohen fidanët e mjedrave atëherë do kërkoj përgjegjësi nga kompania”, ka thënë ai. E disa fermerë janë kujdesur që për problemin me cilësinë e fidanëve, të konsultohen me ekspert ndërkombëtar.
Profesori Aleksander Leposaviq, në bazë të fotografive të fidanëve të pranuara ka konstatuar se ka kancer në rrënjët e fidanëve që u janë shpërndarë fermerëve. “Kanceri i rrënjës është prezent, edhe pse nuk mund ta shohësh me sy të lirë. Ky është problem i madh dhe preparati që po përdorë nuk është funksional për këtë. Le të shpresojmë që pjesa tjetër e materialit është e pastër”, është ky konstatimi i Leposaviq, të cilin e ka siguruar Gazeta Fjala.
Bajram Çeku këshilltarë publik për bujqësi, i specializuar në mbrojtjen e bimëve ka thënë se mbjellja e mjedrave kërkon një investim të madh dhe në rast që këto fidanë qëllojnë me sëmundje atëherë edhe dëmet janë të pa llogaritshme.
Mirëpo, përveç dëmeve financiare që shkaktohen, ai ka treguar edhe për mundësit e mëdha që sipërfaqja tokësore të infektohet. Sipas tij, nëse sistemi rrënjorë është infektuar me tumor atëherë përveç që bima shkatërrohet ajo len pasoja edhe tek sipërfaqja e tokës. “Toka do ta humbas vlerën prodhuese për disa vite, varësisht nga lloji i bakteries infektuese”, tha Çeku.
Ndërkaq, Kujtim Lepaja, kryetar i Shoqatës së Mjedrave është shprehur jo kompetent të flas për këtë temë dhe tu dal në ndihmë fermerëve. “Mua nuk më takon të
flas për këtë çështje”, ka thënë Lepaja.
Për pretendimet e fermerëve është në dijeni edhe pronari i kompanisë “Agroproduct Commerc”, Avni Shabani, i cili ka mohuar të jetë e vërtetë ajo që po thuhet nga fermerët. “Ka pasur pretendime prej disa fermerëve që këto fidanë janë me sëmundje, mirëpo ne posedojmë si dëshmi certifikatën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku thuhet se çdo gjë është në rregull”, ka thënë Shabani.
Pavarësisht kësaj Shabani thotë së në rast që do të dështojë kultivimi i këtyre fidanëve, kompania do marr përgjegjësi. “Ne do kujdesim duke i kompensuar fermerët me para ose me fidanë të tjera për sesionin e pranverës”, thotë ai.
Megjithatë ky nuk është i vetmi afarist që furnizon fermerët me fidanë të mjedrës në Kosovë. Janë edhe të tjera kompani që importojnë nga jashtë këtë bimë.
Si do që të jetë, malli i importuar duhet të kontrollohet dhe verifikohet në kufij , pastaj edhe të certifikohen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe një gjë e tillë është bërë pavarësisht se këto materiale dyshohen t jenë me sëmundje.
Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka treguar se materiali fidanorë i importuar, i nënshtrohet analizave, pastaj ne bazë te rezultateve të dala nga laboratorët referente vërtetohet se a mund të përdoret për mbjellje ose jo. “Deri me tani të gjitha rezultatet e analizave laboratorike kanë rezultuar se i përmbushin kërkesat Fitosanitare që garantojnë gjendjen shëndetësore të fidanëve. Në të kundërtën nëse ndodh që ndonjë ngarkesë te rezultojë pozitive i nënshtrohet asgjësimit dhe kjo bëhet publike”, ka thënë Thaçi.
400 hektar me mjedër në Kosovë
Në Kosovë sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë janë mbi 400 hektar deri më tani të mbjellë me mjedër dhe kjo sipërfaqe vetëm sa po rritet, për shkak te potencialit dhe përfitimeve. Ndërkaq sa i përket kultivuesve nuk dihet numri i saktë.
“Nuk mund të thuhet saktë numri i kultivuesve sepse ai ndryshon çdo vit, aq më tepër tani që ka mbjellje të reja dhe ne po presim të dhënat nga numri i fermerëve kultivues”, thuhet në përgjigjen e zyres për informim të këtij institucioni.
MBPZHR, ka përkrahur këtë vit me nga 400 euro për hektarë fermerët që kanë kultivuar mjedra. “Përmes Programit të pagesave direkte sektori i pemëtarisë, ku bënë pjesë edhe mjedra mbështetet me 400 euro për ha, dhe rreth 800 mije euro janë ndare subvencione për peme këtë vit, e ku hyjnë edhe mjedrat. Kujtojmë se subvencionimi i pemëve ka filluar për herë te parë këtë vit”.
Ndërkaq përmes programit për zhvillim rural tek masa 101 qe lidhet me prodhimin dhe masa 103 qe lidhet me përpunimin e pemëve, ku bënë pjesë edhe mjedra, MBPZhR-ja ka ndarë 2.4 milion euro.
Kultivimi i mjedrës për nga aspekti ekonomik karakterizohet me kthim të shpejtë të investimit dhe është produkt që kërkohet shumë sidomos në tregun e jashtëm. Për këtë arsye në vitet ë fundit fermerët kosovarë po orientohen në prodhimin e kulturave që tregu i tanishëm po i kërkon, duke e bërë kështu edhe shtimin e sipërfaqeve me mjedër.
Karakteristikë e mjedrës është edhe jetëgjatësia e fidanëve të kësaj kulture, të cilat mund të qëndrojnë deri në 15 vjet. Mjedra ka trup në formë shkurre që shkon nga 0.80 deri në 1.20 m lartësi. Një hektar me mjedër për tu mbjellë kushton mesatarisht prej 10 deri në 12 mijë euro. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare