LAJMI I FUNDIT:

Mjaft më me telashet nga të ftohtët: Kështu duhet të visheni për punë dimrit (Foto)

Mjaft më me telashet nga të ftohtët: Kështu duhet të visheni për punë dimrit (Foto)

Kur temperaturat bien nën zero, shumica heqin të zitë e ullirit me veshjen e përditshme për punë, mirëpo nëse u përmbaheni këtyre këshillave, do të mund merrni ndonjë kompliment në favor të dukjes.

Ka mënyra të shumta që të dukeni si shembull, ndërkaq me atë rast të ndiheni rehat dhe ngrohtë në ato që i vishni, transmeton Telegrafi.


Pizhamet në trend nga sateni nën të cilat mund të vishni triko të trasha dhe vesta të thurura butë janë vetëm disa nga variantet e ngrohta me të cilat mund ta plotësoni dukjen tuaj edhe në punë, por që me atë rast të dukeni elegante.


Zgjidhni pallto të gjata dhe cilësore të cilat kanë pulla nëpër tërë gjatësinë, në mënyrë që të jeni të sigurt që nuk do të depërtojë ajri i ftohtë.

Aktualisht janë të popullarizuara të ashtuquajturat pallto teddy, të cilat janë shumë të buta, mirëpo nëse zgjidhni modelin elegant do të mundeni pa probleme ta vishni edhe kur shkoni në punë.

A post shared by Tyler Joe (@nyavgjoe) on Dec 18, 2017 at 5:00am PST

Mbi këmishën e zakonshme të bardhë qiteni vestën e thurur, ndërkaq mbi jelek vishni pallton e punës dhe lidheni belin me kollan – është mënyrë e shkëlqyeshme që veshja formale të bëhet hit.

A post shared by Lisa Aiken (@lisa.aiken) on Nov 6, 2017 at 11:16am PST

Zgjidhni modele të rehatshme të pantallonave me bel të lartë nën të cilat mund të vishni çorape të gjata, të cilat do të mbrojnë veshkat nga të ftohtët.

Ndjenja e të ftohtit zakonisht nis nga shputat e pambrojtura, prandaj siguroni këpucë të ngrohta lëkure dhe mos harroni vishni fanella, shalle, doreza dhe kapela.

/Telegrafi/