Një nga senatorët republikanë, Mitt Romney, deklaroi se do të votojë pro akuzave të ngritura ndaj presidentit amerikan, Donald Trump me qëllim shkarkimin e tij – ndërsa momenti i votimit përfundimtar në gjyqin kundër Presidentit po afron.
Deri përpara kësaj deklarate, asnjë prej 53 senatorëve repuplikanë nuk kishte dhënë ndonjë sinjal se do të votonte kundër Presidentit Trump, për shkarkimin e të cilit nevojiten votat e dy të tretës së anëtarëve të Senatit me 100 vende.
Por edhe pas deklaratës së zotit Romney shanset për ta shkarkuar zotin Trump duken të pakta dhe pritet që shumica republikane që e kontrollon Senatin ta shpallë presidentin të pafajshëm nga akuzat e ngritura prej demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve për abuzim me detyrën dhe pengim të hetimeve të Kongresit.
Anëtarët e Senatit do të mblidhen për votim të mërkurën pasdite, pas një procesi gjyqësor dy-javor.
Asnjë nga 47 demokratët nuk ka dhënë shenja se do të votojë në një linjë me republikanët për ta liruar presidentin nga akuzat.
Gjatë fjalimit të tij vjetor mbi situatën e vendit që u mbajt të martën në mbrëmje Presidenti nuk e përmendi procesin për shkarkimin e tij. Por ai e ka kritikuar në mënyrë të vazhduar duke e cilësuar si “gjueti shtrigash”, e duke theksuar se nuk ka kryer asnjë shkelje.
Akuza për abuzim me detyrën ka të bëjë me nxitjen e autoriteteve në Kiev që të nisin hetimet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden, në mënyrë që të fillonte dërgimi i një ndihmë ushtarake prej 391 milionë dollarësh për Ukrainën.
Presidenti Trump akuzohet gjithashtu se ka penguar hetimet që po kryente Kongresi rreth marrëdhënieve të tij me Ukrainën duke mos i lejuar zyrtarët e administratës së tij që të dorëzonin dokumente e dëshmi për komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve.
“Administrata, zyrtarët kryesorë të saj dhe republikanët e Senatit po fshehin të vërtetën”, tha senatori Chuck Schumer. “Akuzat janë jashtëzakonisht të rënda. Ndërhyrja në zgjedhje, shantazhimi i një vend të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet tona, këto cënojnë thelbin e demokracisë sonë”, tha ai.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, i cili luajtiu rol kyç në zhvillimin e një procesi të shkurtuar gjykimi, duke mos lejuar thirrjen e dëshmitarëve, tha se akuzat ndaj presidentit Trump “nuk përbëjnë aspak një çështje që mund të çonte në largimin e parë nga detyra të një presidenti në historinë amerikane”. /VOA/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë dehen masivisht, kanë gjithnjë e më shumë vdekje për shkak të alkoolit

Dy serbë të Bosnjës tregojnë se pse po luftojnë në krah të rusëve në Ukrainë

Situata është e pashpresë në Rusi, thotë krijuesi i video-lojës Tetris

Gjenerali amerikan, Milley: Ukrainasit kanë një detyrë shumë të vështirë ushtarake

Kievi pretendon se 262 atletë ukrainas janë vrarë nga rusët

Pse kutitë e votimit në Mal të Zi nuk janë transparente por të kaltra?

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë