Prodhuesi japonez Mitsubishi, ka barë të ditur se do ta rikthejë modelin Evolucion, me ndryshime të mëdha dhe një shkurtesë në emër.

Ky model tërësisht elektrik, do të quhet EVO ndërsa ka mundësi të vozitet nëpër të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.

Ende nuk është bërë asgjë e ditur lidhur me këtë SUV, por tashmë dihet se do të prezantohet në Tokyo Motor Show.

Sipas të gjitha gjasave, do të ketë lehtësira të mëdha teknologjike, për të konkurruar me kompaninë  Nissan, që është duke punuar disa vetura të tilla. /Telegrafi/