LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë, të hënën rifillon procesi i mësimit për nxënësit e klasave të 9-ta dhe do rihapet çerdhja publike

Mitrovicë, të hënën rifillon procesi i mësimit për nxënësit e klasave të 9-ta dhe do rihapet çerdhja publike

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë, bën të ditur se institucionet edukative-arsimore për nxënësit e klasave të 9-ta dhe për çerdhen publike i kanë bërë përgatitjet përfundimtare për rifillimin e procesit mësimore në objektet shkollore.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Egzon Jashari, njofton se shkollat janë të gatshme për pritjen e nxënësve të klasëve të 9-ta, në rikthimin e tyre dy javor me qëllim të realizimit të përgatitjeve përfundimtare për mbajtjen e testit të arritshmërisë, i cili pritet të mbahet me datë 23 qershor, transmeton Telegrafi.


“Shkollat kanë bërë përgatitjet përfundimtare sipas udhëzimeve të pranuara nga MASHTI dhe IKSHP, nxënësve të klasëve të 9-ta ju urojmë rikthimin e mbarë të tyre në bankat shkollore dhe shumë suksese në testin e arritshmërisë” potencon drejtori Jashari.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme është bërë edhe Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi (DDD) i institucionit para fillor, çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, me ç’ rast nga kjo e hënë do filloj rihapja graduale në përputhje me udhëzimet dhe protokollet zyrtare.

“Duke e vlerësuar ndjeshmërinë karshi moshës së tyre, sigurisht që e kemi pasur me prioritet përgatitjet për çerdhen publike. Gjatë kësaj jave së bashku me drejtoreshën dhe edukatoret kemi analizuar dhe hartuar planin mbi organizimin dhe funksionimin e procesit edukativ për dy grupmoshat 0-3 dhe 3-6. Në përputhje me rekomandimet e pranuara përveç stafit ekzistues të edukatoreve do jenë të angazhuar edhe stafi mjekësor ndihmës nga QKMF”, tha ndër të tjerash drejtori Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori