LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë, inspekcioni largon shitësit ilegalë nga sheshi i qytetit

Mitrovicë, inspekcioni largon shitësit ilegalë nga sheshi i qytetit

Komuna e Mitrovicës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se inspektorët komunalë kanë ndërmarrë aksion për largimin e shitësve të cilët operojnë pa leje nga organet kompetente nëpër hapësirat publike, konkretisht tek sheshi i qytetit.

Në njoftim thuhet se “gjatë këtij aksioni në sheshin e qytetit janë larguar disa auto lodra për fëmijë, shitësit e të cilëve zhvillonin veprimtarinë e tyre biznesore pa leje, si dhe shfrytëzojnë hapësirën publike duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, transmeton Telegrafi.

Lidhur me ketë, drejtori i Inskepcionit, Fidan Ademi, tha se disa herë shitësit në fjalë janë paralajmëruar që të mos vazhdojnë punën ilegale në sheshin e qytetit, mirëpo ata kanë vazhduar pavarësisht këtyre vërejtjeve, dhe nëse tentojnë t’i vendosin prapë, ato do të sekuestrohen duke mos iu kthyer më.


Gjithashtu, drejtori Ademi pohoi se janë të përkushtuar në lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm në sheshin e qyteti por edhe nëpër vende të tjera ku pengohet lëvizja e qytetarëve dhe ushtrohet veprimtaria e tyre në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori