LAJMI I FUNDIT:

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

Sipas raportit të fundit të qeverisë për kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në diskoteka dhe kabare janë kryer gjithsej 82 kontrolle me procesverbal. Siç njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, nga 23 objekte të licencuara, 13 nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike dhe po përgatiten vendime për heqjen e licencës dhe ndalimin e funksionimit të tyre.

Në periudhën e kaluar kanë funksionuar edhe pesë me licenca të skaduara.


“Nga 41 të tjerat, 30 prej tyre kishin parregullsi në bazë të ligjit për aktivitetet hotelierike. Janë lëshuar 28 vendime për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës, që nënkupton edhe gjobë”, tha Miteva në një konferencë për media.

Inspektimet janë në terren. Një hetim më i gjerë është duke u zhvilluar, ku janë përfshirë institucione të shumta, Ministria e Brendshme, Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës. Gjithashtu po hetohet nëse ka dokumentacion teknik për të gjitha ato objekte në të gjithë vendin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Kronika e Zezë
Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Kronika e Zezë
Plani i Serbisë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim me organe njerëzore

Plani i Serbisë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim me organe njerëzore

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Sociale
Kalo në kategori