Industria e kujdesit të lëkurës bazohet mbi raporte të caktuara të artit, shkencës, marketingut dhe miteve. Disa prej tyre kanë qenë prej shekujsh pjesë e kulturave të ndryshme, megjithëse asnjëherë nuk janë konfirmuar në mënyrë shkencore, apo nuk janë bazuar mbi fakte të vërteta.
Dr. Liberta Labinoti
Dermatologe
Ja disa prej miteve të krijuara mbi kujdesin e lëkurës.
Kremrat e shtrenjtë antirrudhë janë më të efektshëm për rinimin e lëkurës
Deri vonë është reklamuar një efekt i tillë për preparatet me retinol dhe vitaminë A. Kjo arrihet duke shkaktuar një inflamacion të lehtë të lëkurës, që shkakton ënjtje dhe fryrje, kështu që rrudhat janë më pak të dukshme.
Për ta përmbledhur, nuk ka kremra ose trajtime anti-plakje të efektshme që të mos kenë efekte anësore të rëndësishme.
Kolagjeni dhe elastina mund të zëvendësohen me anë të kremrave, ose serumeve
Me kalimin e kohës të dy këta përbërës ulen në sasi dhe në cilësi dhe kjo mund të demonstrohet shumë lehtë duke pickuar lëkurën në pjesën e sipërme të dorës dhe shihni se sa kollaj e rimerr formën lëkura e njerëzve të rinj krahasuar me personat më të moshuar, ose që kanë një lëkurë të plakur nga rrezatimi i shtuar diellor.
Edhe sikur këto substanca të përpunohen kimikisht në forma të tilla që të mund të përthithen nga lëkura dhe të kalojnë në gjak, është ende shumë e dyshimtë sesi këto mund të depozitohen në vendin e duhur.
Përdorimi i produkteve kozmetike pengon frymëmarrjen e lëkurës
Një krem i trashë, ose mbingarkimi me pudër mund të pengojë disi funksionet eliminuese dhe përthithëse të lëkurës, por ato nuk pengojnë ushqyerjen me oksigjen. Nga ana tjetër këto kremra me elementë hidrantë dhe filtra mbrojtës nga dielli kanë një rol pozitiv mbrojtës, përveç efektit parësor të mbulimit të shenjave, sëmundjeve të lëkurës, ose pamjes së pëlqyeshme kozmetike që japin.
Lëkura e yndyrshme krijon akne gjatë përdorimit të kremrave
Shumë prej nesh nuk përdorin kremra hidratantë në fytyrë, sepse pretendojnë që lëkura e tyre është e yndyrshme. Jo vetëm që këto kremra nuk rrisin sasinë e yndyrës së prodhuar, por kanë efekte pozitive në lëkurë.
Saunat dhe banjat e avullit bëjnë mirë për lëkurën
Saunat të ndihmojnë për të rënë në peshë. Kjo ka qenë ideja më e përhapur në lidhje me këto trajtime, por tashmë dihet që kjo rënie i dedikohet sasisë së humbur të ujit në organizëm me anë të djersës, sasi kjo që rimerret menjëherë me anë të pirjes së ujit.
Nuk duhet të nënvlerësohet ndikimi shumë pozitiv që kanë saunat në anën psikologjike, por sa i përket pastrimit të lëkurës ato ofrojnë pak. Tek fëmijët dhe të moshuarit me probleme kardiake saunat mund të jenë shumë të rrezikshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Si ta kuptoni nëse bebja është e sëmurë seriozisht
Veshjet më të bukura të javës
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre