Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka vizituar këto ditë kolegun e tij, presidentin kinez Xi Jinping, duke udhëtuar me trenin privat dhe të armatosur që është në pronësi të familjes së tij për shumë vite, shkruan New York Times.
Treni misterioz të premten mbrëma kishte mbërritur në stacionin e trenit në Pekin, kurse tri ditë më vonë edhe zyrtarisht është konfirmuar se me të kishte shkuar Kim Jong-un për vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur ka marrë pushtetin në vitin 2011, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet saktë se sa herë e ka përdorur Kim këtë tren për udhëtimet e tij nëpër Korenë e Veriut, por babai i tij sipas qytetarëve të këtij vendi e kishte përdorur për ahengje të shfrenuara.
Ky tren në tërësi është i lyer me ngjyrë të gjelbër, kurse dritaret janë të mbuluara me folje me qëllim që të mos zbulohet identiteti i pasagjerëve. Ai është në pronësi të familjes së Kim për shumë vite, ndërsa në stilin e njëjtë edhe babai dhe gjyshi i tij kishin udhëtuar jashtë vendit me të, edhe pse rrallë herë.
Kim Il-sung e ka përdorur i pari dhe i ka shërbyer si shtab i përgjithshëm gjatë kohës kur po zhvillohej lufta në Kore, ndërsa ka vazhduar ta përdorë edhe pas përfundimit të luftës.
Në dhjetor të vitit 2011, televizioni shtetëror i Koresë së Veriut pati njoftuar se si Kim Jong-Il ka vdekur në këtë tren derisa po udhëtonte me të nëpër vend.
Ishte pikërisht babai i Kim Jong-un që i pëlqente të udhëtonte me tren, pasi frikësohej të udhëtonte me aeroplan. Me tren vazhdon të udhëton edhe lideri aktual i Koresë së Veriut, pasi edhe ai frikësohet që mund ta vrasin nëse udhëton në mënyra tjera.
Ajo çfarë dihet për këtë tren vijnë nga raportet e shërbimeve të inteligjencës, zyrtarëve të lartë që dikur u është lejuar të udhëtojnë me të dhe disa pamje të rralla të filmuara nga televizioni shtetëror.
Besohet se ai ka të paktën 90 vagonë, ku niveli i sigurisë brenda tyre është në maksimum. Sipas një raporti që është përpiluar gjatë kohës kur babai i Kim udhëhiqte vendin, në udhëtim gjithmonë niset “flota” prej tre trenave.
Treni i parë është në fakt “vëzhgues”, që duhet të kontrollojë gjendjen e sigurisë në hekurudhë dhe rreth saj. Pas tij lëviz treni në të cilin gjendet lideri dhe niset gjithmonë me 20 minuta vonesë pas të parit. Ndërsa në trenin e tretë gjenden pjesëtarët e delegacionit.
Çdo vagon është i blinduar dhe i papërshkueshëm nga plumbat, dhe për këtë arsye janë më të rëndë se çdo tren tjetër. Ata lëvizin me shpejtësinë maksimale prej 60 kilometra në orë. Treni kryesor është i pajisur me teknologjinë më moderne të komunikimit.
Në kohën kur Kim Jong-Il ishte në krye të shtetit, thuhet se afro 100 pjesëtarë të sigurimit kanë udhëtuar me trenin e parë për të kërkuar bombat potenciale dhe mjetet tjera shpërthyese që do të vinin në rrezik jetën e liderit. Për këtë arsye, në gjithë Korenë e Veriut janë të ndërtuara 20 shtëpi të sigurta që gjenden në afërsi të çdo stacioni të trenit.
Është pikërisht televizioni shtetëror që ka përcjellë lëvizjet e liderit me trenin e “famshëm”. Në vitin 2015, është publikuar një video ku shihet Kim Jong-un duke qëndruar i ulur pranë një tavoline të madhe të bardhë, kurse në një video të vitit 2011, shihet babai i tij Kim Jong-Il duke qëndruar pranë të njëjtës tavolinë. Ndërsa në pamjet më të reja, vërehet qartë se brenda trenit ka televizor të sheshtë dhe laptop. Në disa pamje lideri shihet duke qëndruar i ulur në karriget e lëkurës.
Stafi i trenit janë në gjendje të përgatisin çfarëdolloj specialiteti nga kuzhina ruse, kineze, koreane, japoneze por edhe nga ajo franceze. Babai i Kim Jong gjithmonë kishte kërkuar që në tren të servohet ushqimi i freskët derisa udhëtonte nëpër Sibir të Rusisë, ndërsa shishet e shtrenjta të verërave franceze gjithmonë janë parë në tavolinë. Ai relaksohej derisa i këndonin vajzat e reja serenata në gjuhën koreane dhe atë ruse.
Nuk dihet se si lideri aktual relaksohet deri udhëton më tren, por një gjë është e sigurt që i pëlqen djathi zviceran, shampanja “Crystal” dhe konjaku Hennesy.
Masat e sigurisë janë rritur dy herë më shumë, që nga shpërthimi që ndodhur në një pjesë të hekurudhës në vitin 2004 në afërsi të kufirit me Kinën. Asokohe kishin humbur jetën mbi 3 mijë persona, ndërsa raportohej se ka qenë një tentim për të kryer atentat ndaj Kim Jong-Il, treni i të cilit disa orë para shpërthimit kishte kaluar në atë hekurudhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë