Misteri i asaj që shtrihet në thellësinë e detit ka magjepsur gjithmonë njerëzit.

Prej alienëve e deri tek ndodhitë e pazakonta të pashpjegueshme, këto fenomene gjithmonë kanë zgjuar kuriozitetin e njerëzve, transmeton Telegrafi.


Tani, teoricienët e konspiracionit janë të bindur se kanë parë “prova” se krijesat mistike ujore ekzistojnë në të vërtetë.

@the_paranormal_chic

Did these Fishermen 🎥 Sirens? #theparanormalchic #paranormal #mythicalcreatures #siren #mermaid #sirensong #sirens #ocean #deepseafishing #sailors #fisherman #legend #Unidentified #unknown #proof #discovery #fyp #sirena

Kjo pasi në një video të shpërndarë në TikTok, një peshkatar beson se ka parë dy sirena.

Ai kishte xhiruar ato pamje nga anija e tij gjatë natës.

Në këtë video, mund të shihet derisa dy specie detare notojnë me shpejtësi, dhe silueta i ngjan në të vërtetë sirenave.

“Diçka po noton shpejt nën ujë, diçka po noton tepër shpejtë”, thotë ai. /Telegrafi/