LAJMI I FUNDIT:

Misteri për vrasjen në Durrës, vëllai i Pëllumb Metës ngre dyshime për motivin

Misteri për vrasjen në Durrës, vëllai i Pëllumb Metës ngre dyshime për motivin

Kjo fotografi është i vetmi ngushëllim për Ramazan Metën. Më 23 shkurt të këtij viti ai zbuloi se vëllanë Pëllumb Metën që e pandehte të zhdukur e kishin vrarë dhe e kishin groposur në kasollen e bagëtive.

Krimin e kishin kryer 3 fëmijët e Pëllumbit, Hygerta që ka marre përsipër krimin, Hyseni dhe Amarildo.


Për Ramazanin po aq sa vrasja e rëndë është dhe pesha e të panjohurës: pse fëmijët e të vëllait vranë babanë e tyre dhe tentuan mos i lejonin të kishte as varr.

Pavarësisht se për ngjarjen janë 3 fëmijët e arrestuar si autorë dhe bashkëshortja e të vëllait nën hetim në gjendje të lirë, për Ramazanin drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Pas ngjarjes shtëpisë së krimit i është vënë dryni. Ramazani nuk ka pasur asnjë kontakt me autorët e kësaj vrasje makabre për të cilët ka një mesazh.

Pëllumb Meta u ekzekutua në banesën e tij më Shën Vlash nga 3 fëmijët të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi e vranë me armë zjarri e mbështollën me qese dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Për të humbur gjurmët ata denoncuan në polici se i ati kishte humbur. Hetimet për zhdukjen nxorën në dritë të vërtetën tronditëse dhe rreth 10 ditë më vonë policia zbërtheu skemën ku u gjet trupi i pajetë, arma e krimit dhe makina e viktimës./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori