Aeroplani me të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan - në mbrëmjen që ishte kryer tentim puçi ushtarak - po kthehej nga pushimi në Stamboll, ka qenë cak i dy pilotëve puçistë që drejtonin dy aeroplanë luftarakë F16.


Megjithatë, ata nuk e sulmuan presidentin Erdogan dhe lejuan që aeroplani i tij ta vazhdojë fluturimin, transmeton lajmi.net.

“Aeroplani i Erdoganit ishte në nishan të së paku dy gjuajtësve F16 derisa udhëtonte drejt Stambollit. Nuk e di pse puçistët nuk shtien në drejtim të aeroplanit. Kjo mbetet mister”, ka deklaruar një ish oficer i lartë që kishte njohuri për incidentin.