LAJMI I FUNDIT:

Missouri, ndalohet miqësia mes mësuesve dhe studentëve në Facebook

Missouri, ndalohet miqësia mes mësuesve dhe studentëve në Facebook

Nëse je një student në një nga shkollat e Missourit, atëherë bën mirë që të shohësh me kujdes marrëdhënien që krijon me mësuesin edhe në rrjetet sociale.

Kjo për shak se senati në Missouri ka miratuar një ligj, që hyn në fuqi më 28 Gusht, në të cilin ndalohet që mësuesit të kenë miq studentët e tyre në Facebook, Twitter, Google + apo në rrjetet e tjera sociale. Nëse një vendim i tillë shkelet atëherë parashikohet dënim për të dyja palët, deri në përjashtim nga shkolla.

Por problemi i vetëm mbetet fakti se si do të kontrollohet një vendim i tillë. Sipas ligjit, parashikohet që të ngrihet nje grup i posaçëm ekspertësh të cilët do të monitorojnë të gjithë faqet e mësuesve dhe nxënësve në shkollat respektive. Por ende nuk dihet se sa efektive do të jetë kjo metodë në praktikë. /Telegrafi/