LAJMI I FUNDIT:

Misioni “top secret”, Titaniku u zbulua rastësisht

Misioni “top secret”, Titaniku u zbulua rastësisht

Kërkimi që u finalizua me zbulimin e titanikut të famshëm, ishte në fakt një mision sekret amerikan për gjetjen e dy nëndetëseve të mbytura gjatë luftës së ftohtë.

Ekspedita në 1985, u kryesua nga një ish oficer i zbulimit të marinës amerikane, dr Robert Ballard. Ai thotë se presidenti Ronald Reagan e kishte ngarkuar me detyrën e kërkimit të dy nëndetëseve të humbura. Ballard tha se krejt rastësisht mes dy nëndetëseve, ishte gjendur titaniku i mbytur.

Eksplorimi në shtator 1985, zbuloi anijen që ndodhej në një thellësi prej 2.5 miljesh, rreth 370 milje larg brigjeve të Newfoundland në Kanada. Duke folur për National Geographic, Ballard thotë: lufta e ftohtë është luftuar më së shumti nën det dhe pjesa më e madhe e saj nuk është bërë kurrë e njohur për popullin amerikan.

“Presidenti Reagan donte që unë të kryeja një mision për gjetjen e dy nëndetëseve të luftës së ftohtë, dhe rastësisht e fatmirësisht, mes tyre, u gjend titaniku. Më kishin mbetur vetëm 12 ditë kohë deri në përfundimin e misionit, kur unë e gjeta atë…shton Ballard. Në atë kohë, ekipi i kërkimit zbuloi foto të anijes por tha se nuk kishin plane për ta nxjerrë atë nga fundi i detit apo për të eksploruar brendësinë e saj.

Vitin që pasoi, Ballard u rikthye në vend dhe bëri 11 zhytje në një nëndetëse të vogël me vetëm tre vende. Titaniku, anija më e madhe në botë e pasagjerëve në kohën kur hyri në shërbim, ishte ndërtuar në Belfast. Ajo u mbyt në udhëtimin e saj të inaugurimit, në 1912, dhe më shumë se 1500 persona në bord, humbën jetën. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori