LAJMI I FUNDIT:

Mish i pjekur pule i mbështjellur në role

Mish i pjekur pule i mbështjellur në role

Përbërësit:

▪ 600 gr. fileta apo rriska mishi pule
▪ 120 gr. gjoks pule të përshtatshme për mbështjellje
▪ 120 gr. kaçkavall të butë
▪ 1 lugë xhenxhefil të bluar
▪ 1 lugë spec të kuq, të ëmbël dhe të bluar
▪ 1 lugë salcë soje
▪ kripë, piper i bluar
▪ yndyrë për pjekje

Përgatitja:


Nga filetat, nxjerrim rriskat e holla me sipërfaqe sa më të madhe, të cilat të mbështjellura në folie plastike, i rrahim, nga ku më pas, i nxjerrim, i spërkasim me xhenxhefil, i kriposim pak dhe u shtojmë piper.

Rriskat e filetave të rrahura, i mbështjellim me peta të holla të gjoksit të pulës, të përshtatshme për mbështjellje dhe me djathë në mes. Pastaj, e gjitha mbështillet fort në role dhe lidhet me pe kuzhine.

Rolet i pjekim me vaj në zjarr mesatar në tigan (përafërsisht 15 minuta), duke i kthyer gjatë gatimit në pozicione të ndryshme dhe duke i shtuar ujë, sipas nevojës.

Pak para se të piqen rolet, i pudrosim me spec të kuq të bluar dhe sipas dëshire, me salcë soje.

Shërbehet e shoqëruar sipas dëshirës.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara

Në çdo kohë
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Nga duart tua
Kalo në kategori