LAJMI I FUNDIT:

Misajllovski: Për këtë vit është planifikuar numër i madh investimeve në infrastrukturë

Misajllovski: Për këtë vit është planifikuar numër i madh investimeve në infrastrukturë

Aktivitete për ndërtim dhe rikonstruksion të 40 rrugëve, autostradave, rrugëve të shpejta, rajonale dhe lokale, paralajmëroi për sivjet ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

“Këtë vit do të fillojmë me ndërtimin dhe rikonstruksionin e një numri rekord të rrugëve deri më tani. Me dinamikën e njejtë vazhdojmë me ndërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 200 kilometrave rrjet autostrade në Maqedoni. Sivjet në mënyrë plotësuese do të fillojmë rikonstruksion të dy akseve të reja të autostradës”, tha Misajllovski në konferencën për shtyp.


Për sivjet, siç theksoi, është planifikuar edhe fillim i ndërtimit të tre rrugëve të reja të shpejta në gjatësi prej mbi 100 kilometra që është investim prej rreth 250 milionë euro.

Për rrjetin rrugor rajonal, theksoi Misajllovski, momentalisht po punohet në katër rrugë rajonale, ndërsa do të fillojë ndërtimi dhe rikonstruksioni i 37, për çka është paraparë investim prej mbi 55 milionë eurosh.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve paralajmëroi se do të rikonstruohet autostrada nga Velesi deri në Gradsko në gjashtë prej 20 kilometrave dhe nga Shkupi deri në Kumanovë në gjatësi prej 22 kilometrash për çka investimi është 7,8 milionë euro, të siguruara përmes Programit IPA.

Në vijim të projektimit janë dy autostrada të reja nga Gostivari deri në Kërçovë dhe nga Shkupi deri në Bllacë me ç’rast do të konfirmohet konstruksioni financiar dhe do të zgjidhet modeli për financim.

Në aktivitetet e planifikuara për kuartalin e parë nga ky vit Misajllovski numëroi edhe fillim të ndërtimit të rrugëve të shpejta nga Shtipi deri në Koçan, nga Shtipi deri në Radovish dhe nga Rankovca deri në Kriva Pallankë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori