LAJMI I FUNDIT:

Mirror: Vladimir Putin vjen me “listën e njerëzve që duhet eliminuar” – gjashtë nga të shënjestruarit jetojnë në Britani

Mirror: Vladimir Putin vjen me “listën e njerëzve që duhet eliminuar” – gjashtë nga të shënjestruarit jetojnë në Britani

Vladimir Putin ka lëshuar një listë të re të “vrasjes” së kundërshtarëve – dhe gjashtë prej tyre jetojnë në Britani.

Kështu së paku shkruan mediumi britanik “Mirror”, sipas të cilit një oficer rus i inteligjencës thotë se Putini ka paralajmëruar se “krahët e gjatë” do të arrijnë armiqtë e tij, përcjell Telegrafi.


Po sipas mediumit britanik, përcjell Telegrafi, paralajmërimi i një fushate vdekjeprurëse post-pandemike vjen nga spiuni i cili paralajmëroi se viktima e Salisbury, Sergei Skripal ishte caktuar për një atentat.

“Ata janë jashtë për t’ju mbyllur gojën. Merrni masat paraprake të ndryshimit të shpejtë të vendbanimit tuaj, edhe pse vetëm përkohësisht”.

Një paralajmërim i tillë vjen pasi Rusia u identifikua nga kryeministri Boris Johnson në rishikimin e mbrojtjes të javës së kaluar si “kërcënimi më i mprehtë” i Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, siç thuhet më tej, kërcënimi i Rusisë u theksua në rishikimin e integruar të 114 faqeve të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së Britanisë.

Mediumi britanik sjell edhe disa nga emrat e “kundërshtarëve të rrezikuar të Putinit” dhe njëri prej tyre është Vladimir Ashurkov, 49 vjeç, përcjell Telegrafi.

Ai thuhet se u detyrua të hiqte dorë si bankier investimesh në Rusi për shkak të lidhjeve me Navalny. Ai tani është drejtor i Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalny – atij iu dha azil nga Britania e Madhe në vitin 2015.

Veç këtij, i rrezikuari tjetër është Mikhail Khodorkovsky, 57 vjeç, një miliarder siberian i fushës së naftës që tani jeton në mërgim në Londër.

Ai u akuzua për mashtrim në vitin 2003 dhe Putini ngriu aksionet në kompanitë e tij – megjithëse Khodorkovsky ka rindërtuar pjesën më të madhe të pasurisë së tij.

Tjetër në “listën e Putinit” është Evgeny Chichvarkin, 46 vjeç. Ai u bë njeriu më i pasur i Rusisë i moshës nën 35 vjeç – me vlerë 1.1 miliardë funte. Ai e bëri pasurinë e tij pasi themeloi shitësin më të madh të telefonave mobil në vend, Yevroset.

Listës së Putinit i bashkohet edhe Boris Karpichkov, 62 vjeç që është një ish-major në FSB.

Ai u largua në Britani në vitin 1998 “duke sjellë me vete dy valixhe sekrete”. Karpichov mbijetoi dy përpjekjeve për ta helmuar kur ai po bënte një vizitë në Zelandën e Re.

Bill Browder, 56 vjeç është një kritik i vjetër i Putinit Putin dhe jo i panjohur për kërcënimet me vdekje.

Financieri punon me Fondin Hermitage, në një kohë investitori më i madh i portofolit të huaj në Rusi. Ai u dëbua në vitin 2005 dhe deklaroi një kërcënim për sigurinë ruse.

Ndërsa Christopher Steele, 56 vjeç, është një ish-oficer i MI6 i cili tani drejton firmën private të inteligjencës, Orbis Business Intelligence. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori