Mirlind Daku e ka kthyer në rutinë shënimin e golave, gjen rrjetën sërish në elitën e futbollit rus

19:"Dzhalil Gubaydullin
Mirilind Daku ka shënuar golin e parë në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit rus, mes Rubin Kazan dhe Dynamo Makhachkala. Sulmuesi gjilanas arriti të shënojë në fundin e pjesës së parë, duke e kthyer në gol një penallti. Rezultati pas 45 minutave është 1-0 në të mirë të Rubin Kazan. Daku e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj është futur në minutën e 16-të në vend të Valentin Vada.
Me golin e sotëm, Daku aktualisht ka pesë gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshje, ndërsa sonte mund të shtojë këta numra pasi ka edhe 45 minuta lojë. Daku pritet të jetë në listën e Sylvinhos për ndeshjet e Shqipërisë në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjerogjisë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































